Manchester City reagoi menjëherë pas humbjes 0-2 në derbin e fundjavës përballë Manchester United. Skuadra e Pep Guardiolës shkatërroi 5-2 Southampton dhe fitimi i titullit kampion është çështje kohe.
Trajneri spanjoll analizoi triumfin ndaj “Shenjtorëve”, teksa vlerëson shumë tre lojtarë të skuadrës së tij. Në fund edhe protesta në lidhje me një penallti të mohuar kur rezultati i ndeshjes ishte 1-1.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekip që e bën një presing shumë të mirë. Në pjesën e parë hasëm pak vështirësi, ndërsa në 45 minutat luajtëm shumë më mirë.
Më vjen keq që pësuam golin e dytë, duhet t’i rregullojmë disa gjëra të vogla, por në përgjithësi jam i kënaqur me fitoren e sotme. Morëm tre pikët falë Mahrez, Foden dhe De Bruyne.
Penalltia e mohuar? Nuk e kuptoj pse nuk na u dha ajo penallti në rastin e Foden. E justifikoj arbitrin, ndoshta nuk e pa ndërhyrjen e portierit, por VAR-i duhet të ndërhynte.
Nuk i kam sulmuar kurrë arbitrat, por ky gabim ishte realisht i pabesueshëm. Çmenduri, sheh imazhet dhe e kupton menjëherë se ishte penallti e pastër. Fituam 5-2, por ishte rezultati 1-1 kur na u mohua penalltia“, deklaroi Pep Guardiola. /abcnews.al