Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi kundër Alaves, ku të besuarit e Ronald Koeman triumfuan me rezultatin 5-1. Tekniku i katalanasve vlerëson ekipin si dhe përgëzon Leo Messin për paraqitjen e bërë. Gjithashtu, ai ndalet dhe tek sfida me PSG-në dhe beson se i gjithë ekip është i bindur se do të fitojnë kundër francezëve.
“Skuadra po bën mirë. Ne jemi të sigurtë që do të jemi në gjendje të fitojmë përballjen me PSG-në, duke dituar se kemi luajtur shumë mirë ndaj një ekipi mbrojtës siç është Alaves. Ata kanë dëmtime, por edhe ne. Do të jetë një duel i barabartë. Sigurisht që duhet të luajmë mirë për të kaluar në fazën tjetër.

Jemi në një formë të mirë dhe po fitojmë siguri. Messi është shumë i rëndësishëm për ekipin dhe po kalon një moment fantastik. Të gjithë e dime se sa vendimtar është ai. Kohët e fundit është i përqëndruar e i lumtur. Me të gjithçka është më e lehtë. Debutimi i Moriba? Më pëlqen që pranoi gabimin dhe duhet të përmirësohet”, përfundon Koeman. /abcnews.al

