Teprohet me përdorimin e ilaçeve që rrisin përqëndrimin për të shkëlqyer më tepër në studim apo punë. Tendenca është shtuar shumë jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.
Përdorimi i ilaçeve si drogëra të lehta po bëhet shqetësuese dhe në një sondazh të kryer mbi mijëra persona në 15 vende të ndryshme, rezulton se 14% prej tyre i kanë konsumuar.
Studiuesit thonë se nga viti 2015 rritja e përdorimit të “drogës inteligjente”, kështu është pagëzuar përdorimi i këtyre lloj ilaçesh, është rritur me 24%, kryesisht në Britani. Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare ‘Drug Policy’ dhe ‘Nature’.
Ilaçet për të cilat bëhet fjalë, janë kryesisht ato që mërren për trajtimin e defiçitit të vëmendjes dhe hipearktivitetit, ilaçe për çrregullimin e gjumit, e të tilla të ngjashme. Specialistët shprehen të alarmuar dhe e argumentojnë këtë rritje të përdorimit të medikamenteve të këtij spektri me stilin e jetës në epokën bashkëkohore. Kërkohet me ngulm fuqizimi i kapaciteteve mendore edhe nga personat që janë plotësisht të shëndetshëm. Kjo ngre shqetësime etike, përtej atyre shëndetësore pasi jeta frenetike po ndryshon perceptimet.
Klan Plus