Mandi Nishtullës dhe Silva Gunbardhi “nxjerrin thikat” për “Të ka lali shpirt”, një thes me para në lojë

schedule18:15 - 2 Janar, 2022

schedule 18:15 - 2 Janar, 2022

Këngëtarët Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi janë përballur ditën e sotme në ‘Shihemi në Gjyq’, pasi Nishtulla kërkon që të marrë pjesën e tij të fitimeve nga kënga ‘Të ka lali shpirt’.

Këngëtëri i muzikës tallava edhe më herët ka akuzuar Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj se i kanë marrë miliona euro të fituara nga klikimet që ka marrë kënga në YouTube dhe atij nuk i kanë dhënë asgjë.

Në emisionin e sotëm ai akuzon Gunbardhin se ka falsifikuar kontratat dhe i ka marrë të gjitha fitimet vetë, por këngëtarja e mohon dika të tillë, duke insistuar se kontrata është e rregullt.

Në përfundim, Eni Çobani deklaroi se do ta vazhdojnë seancën privatisht ndërsa këngëtari i tallavasë i puthi dorën Silva Gunbardhit në fund të emisionit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!