Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj dekreton Ramën si kryeministër/ Merr mandatin për formimin e qeverisë së re

schedule12:42 - 12 Shtator, 2025

schedule 12:42 - 12 Shtator, 2025

Një mazhorancë para e një opozitë pas. Kështu nisi sezoni i ri politik. Rama çoi herët të vetët, shumica të rinj drejt parlamentit, kurse Berisha me besnikët e vjetër, u kthye mbrapa në histori.

Para se të hynin në parlament, shkuan të kujtohen e të frymëzohen me Azem Hajdarin e ndjerë. “Idealet e Azem Hajdarit, sot janë më kushtruese, më ftuese se kurrë që nga viti 1990 e gjer në këtë moment”

Por sa më shumë që PD zhytet në të shkuarën e turbullt, aq më pak mbeten. E para vetë vajza e Azemit, ish-deputetja Rudina Hajdari nuk u shfaq krah Berishës për të atin. I dyti, Edmond Spaho hoqi dorë nga posti i mbetur në PD, për tia lënë vendin një të riu.

Nga ana tjetër, për herë të parë në historinë e tij, Rama shkoi t’i kërkojë mandatin e kryeministrit një presidenti jo opozitar.

Ndryshe nga Nishani i ndjerë apo Ilir Meta, rama shkoi më vonë në Presidencë, në drekë dhe qëndroi më gjatë, 1 orë e 20 minuta.

Doli vetëm me dekretin e Begajt si mandatar për të formuar qeverinë e re.

Risia e dokumentit është fakti se si kryeministër do të ketë detyrë edhe ngritjen dhe funksionimin e ministrisë virtuale, Diellës nga Inteligjenca Artificiale.

Nga ana tjetër, në dosjen e tij Rama nuk kishte me vete emrat e 16 ministrave të tjerë për t’ia propozuar Presidentit.

Burime nga ky i fundit, thanë se kryeministri nuk ia ka sjellë ende, kurse për Diellën, është pozicion specifik.

Megjithëse s’ka pse nxitohet, pasi ky dekret i parë vetëm sa i hap rrugë krijimit të qeverisë së re.

Ka një javë kohë deri në seancën e votëbesimit maratonë, ku çdo emër ministri i propozuar do të mbrohet, sulmohet, gjykohet e në fund do të votohet.

Dhe në fund, qeveria e nis punën një ditë më pas, me betimin ceremonial në Presidencë.

Mes buzëqeshjeve në Presidencë dhe ngërdheshjeve në Kuvend, shumica e re socialiste nuk humbi kohë për të nisur punën dhe qeverisur vendin, mes pritshmerisë për një mandat të fundit para futjes në Bashkimin Europian.

Një ditë e ngarkuar me deklarata dhe reagime, por kur publiku pati mundësinë më qartë se kurrë të bëjë dallimin mes të resë dhe të vjetrës, mes progresit dhe regresit. Fjala kyç që i bashkon, është fjala kohë. Socialistët dhe Shqipëria nuk kanë më kohë të humbasin. Ndërsa Sali Berisha nuk ka më kohë të ndryshojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!