Italia luan nesër një ndeshje të madhe ndaj Anglisë në “Wembley”. Diskutohet trofeu i Kampionatit Europian dhe para kësaj beteje në konferencë për shtyp foli trajneri i të kaltërve, Roberto Mancini.
“Nuk jam i tensionuar, ndoshta nesër do jem pak më shumë. Është tjetër tension nga ajo me Turqinë, është finalja. Është thjesht një ndeshje futbolli, duhet ta shohim kështu. Anglia është e fortë, madje edhe nga stoli ata kanë shumë armë, por edhe ne.
Sterling është një lojtar që është rritur shumë dhe vrapon shumë shpejt, do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Por kanë edhe Kane. Kushdo që do zbresë në fushë nga ata, do jetë i duhuri. Kanë shpejtësi dhe teknikë të madhe. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të luajmë ndeshjen tonë.
Është ndeshja e fundit, nëse djemtë duan të argëtohen, le ta bëjnë edhe nesër. Edhe te rivalët ka pasion të madh. Anglia ka qenë gjithmonë e pafat në karrierën e saj në kompeticionet Europiane dhe Botërore, por unë mendoj se do jetë ndeshje e shkëlqyer.
Do jetë një stadium plot dhe ky është lajm i madh. Do jenë më pak italianë, gjatë ndeshjes do jetë e vështirë t’i dëgjojmë, shpresojmë ta bëjmë këtë në fund. Immobile? Të gjithë meritojnë mbështetje, jo vetëm sulmuesit.
Jam i kënaqur me gjithë punën që ka bërë, por edhe Belotti dhe Raspadori. Nëse nuk do të isha unë, nuk do të kishim arritur në finale. Jemi akoma një skuadër argëtuese. Ka pasur ndeshje të vështira, edhe në grup. Shpresoj që ekipi të bëjë një përpjekje të fundit.
Ne duam të bëjmë lojën tonë, duke qarkulluar topin. Donim ta bënim edhe ndaj Spanjës, por ata ishin më të mirë për të mbajtur topin. Do bëjmë lojën, që na ka sjellë deri këtu. Kjo finale është një nga momentet më të rëndësishme të karrierës sime.
Kam luajtur një finale Europiani me Italinë U21, por nuk e fituam. Edhe në Kupën e Botës 1990 nuk arritëm. Shpresoj të jem në gjendje të marr ato kënaqësi, që nuk i kam pasur si lojtar, pavarësisht se kam luajtur në ekipe të mëdha”, u shpreh Mancini. /abcnews.al


