Mancini: Itali e jashtëzakonshme, Locatelli e Jorginho fantastikë

schedule12:19 - 8 Shtator, 2020

schedule 12:19 - 8 Shtator, 2020

Italia ia doli të fitonte kundër Holandës me një gol të Nicolo Barella, ndërkohë që trajneri Roberto Mancini është parë i kënaqur pas ndeshjes. “Holandezët krijuan disa shanse me Van Dijk në sulm me topa të gjatë.

Ishim të lodhur në fund, por duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më parë me golin e dytë. Jam i kënaqur me mentalitetin që shfaq skuadra dhe me paraqitjen në Amsterdam. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm”, tha fillimisht tekniku italian për “Rai Sport”.

MESFUSHA – “E thirrëm Locatelli sepse mendojmë se është një lojtar i shkëlqyer dhe ende mund të rritet. Është një lojtar me fizik të mirë, ka kualitet, vizion, gjithçka. Ai ka luajtur prej vitesh në Serie A dhe nuk prisja të kishim probleme. Sa i takon Jorginho, ai është thelbësor për ne. Ai dikton ritmin e skuadrës dhe e di ekzaktësisht se kur duhet të bëjmë presing. Kështu që ai bën një diferencë të madhe”.

MODULI – “Luajtëm me modulin klasik 4-3-3 dhe gjithçka shkoi mirë, ndaj edhe duam të vazhdojmë kështu. Ju nuk arrini t’i fitoni dot 11 ndeshje radhazi pa pasur një skuadër të mirë dhe me mentalitet fituesi, si dhe solide taktikisht. Ekipet që kemi mundur në kualifikueset e EURO 2020 nuk ishin në nivelin e Holandës apo Gjermanisë, por të fitosh një ndeshje mbetet gjithmonë e vështirë”. /abcnews.al