Mancini: Atalanta do të vuajë në Champions, Interi kualifikohet

schedule23:14 - 20 Shtator, 2019

schedule 23:14 - 20 Shtator, 2019

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur sot për mediat sa i takon ekipeve italiane në Champions League. Strategu i “Axurrëve” tha se Interi do të kualifikohet nga faza e grupeve, ndërsa Atalanta do të ketë shumë probleme.

“Champions League është një kompeticion me shumë komplekse. Atalanta do ta ketë të vështirë të përshtatet. Është hera e parë që skuadra e Gasperinit merr pjesë në këtë kompeticion dhe kjo gjë është një minus i madh për ta.

Interi, Juventusi dhe Napoli nuk do të kenë asnjë problem. Mendoj që këto tri skuadra do të kualifikohen për në fazën me eliminim direkt. Gjithsesi, Champions mbetet Champions dhe surprizat në këtë kompeticion, dihen nga të gjithë”, përfundoi Mancini./abcnews.al