Prej kohësh tashmë në fokusin e “djajve” të Mançesterit, duket se bordi drejtues i Manchester United ka vendosur të nisë negociatat me Tottenham për afrimin e “bomberit” Harry Kane, me teknikun Ten Hag, i cili e ka sulmuesin “prioritet” kryeros të merkatos së verës.
Mesa duket, drejtuesit e Manchester United nuk do të presin deri në fund të sezonit përpara se të hapin negociatat me Spurs dhe kanë vendosur t’i ofrojnë londinezëve plot 80 milionë paund për kartonin e “rekordmenit” anglez.
Mirëpo, Harry Kane do të jetë një ndër objektivët më të kërkuar këtë verë, ku përveç United, sulmuesi kërkohet edhe nga Chelsea, Barcelona e Bayern Munich. /i.m /abcnews.al