Informacionet e fundit nga TodoFichajes kanë pikasur kontaktin e drejtëpërdrejtë të drejtuesve të Man United dhe Jorge Mendes.
Edhe pse mund të flitej për çdo futbollist që Mendes ka në menaxhim, kompania e përfaqësimit në pronësi të portugezit, konfirmon se këto kontakte me klubin e “Old Trafford” kanë të bëjnë me Ansu Fati.
Lojtari nuk e mendon largimin nga Barcelona dhe do të ishte i gatshëm të rinovonte kontratën, por Mendes këmbëngul me largimin e lojtarit, si plani më i mirë për të rifilluar karrierën e tij. Ansu po pret të kthehet në fushë në tetor, pas një dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë. Ai ka trashëguar “10” nga Messi dhe dëshiron të jetë e ardhmja e sulmit. Në krahun tjetër Mendes konsideron se Barcelonës i duhen edhe disa vite tranzcion derisa të kthehet sërish në majat e Evropës, kështu është koha për të bërë hapin e rëdësishëm.
Fillimisht, Mendes testoi City-n, por tani është United që po troket për xhevahirin e Barçës.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shpenzojnë deri ne 80 milion euro për të mbyllur nënshkrimin e tij.
Nëse Barcelona do të rinovojë me Fati, duhet të vendosë 10 milion euro në tavolinë për të mbyllur marrëveshjen, kjo është shifra që Mendes kërkon si pagë vjetore për klientin e tij. /abcnews.al/