Manchester United dëshiron transferimin e sulmuesit që e ka klauzolën 100 milionë paund

schedule22:21 - 20 Shtator, 2022

schedule 22:21 - 20 Shtator, 2022

Manchester United thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Benfica-s, Goncalo Ramos në merkaton e dimrit në janar 2023.

Sipas “The Sun”, sulmuesi portugez ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë paund, por Benfica do të jetë e gatshme ta shesë atë për 25 milionë paund.

Ramos, 21 vjeç, ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 12 ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.

“Djajtë e Kuq” duhet të nënshkruajnë me një sulmues, me Anthony Martial të prirur për dëmtime. Marcus Rashford gjithashtu ka pësuar së fundmi një dëmtim, duke e lënë Cristiano Ronaldon të vetmin opsion kryesor për qendërsulmin.

Megjithatë, nëse duan të nënshkruajnë me Ramos, do të duhet të konkurrojnë me Newcastle United dhe Bayern Munich. “Magpies” ishin të interesuar për nënshkrimin e tij në fillim të kësaj vere, ndërsa bavarezët aktualisht po e monitorojnë atë./ h.ll/abcnews.al