Manchester United dëshiron të “blindojë” Diogo Dalot. Ish-mbrojtësit të Milanit, i cili po kalon një formë të shkëlqyer në këtë Kupë Bote me Portugalinë, pritet t’i skadojë kontrata në fund të qershorit dhe “djajtë e kuq”, nuk duan të humbasin shërbimet e “luzitanit”.
Momentalisht klubi anglez është i sigurt, për shkak të klauzolës në kontratë e cila i lejon ta shtojë qëndrimin e portugezit në “Old Trafford” edhe për 1 vit më shumë, por me të mbaruar Kupa e Botës, klubi anglez ka njoftuar se do të fillojnë zyrtarisht negociatat për një kontratë shumëvjeçare me Dalot. /i.m /abcnews.al