Me “galatikët” e Real Madrid, që kanë “blinduar” të ardhmen e talentit anglez, Jude Bellingham, tashmë “qytetarët” e Manchester City janë në kërkim të një talenti tjetër për mesfushën dhe duket se e kanë gjetur te “rivalët” e “verdhezinjve” të Dortmund, Bayern Munich.
Sipas raportimeve të mediave britanike, Manchester City është futur në “garë” me “të kuqtë” e Liverpool, për shërbimet e “tulipanit” hollandez, Ryan Gravenberch, lojtar ky që pëlqehet shumë nga bordi i City, por dhe nga tekniku Pep Guardiola.
Deri më tani, në media nuk është raportuar për një takim midis klubeve, teksa pritet fillimi i merkatos së verës, merkato që do të fillojë më 1 korrik. /i.m /abcnews.al