Chelsea mund të mos jetë i vetmi ekip që do të sanksionohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.
Manchester City është tani në qendër të vëmendjes për shkak të një takimi mes pronarit të tyre Sheikh Mansour dhe presidentit sirian Bashar al-Assad.
Sipas “BBC”, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jashtëzakonisht kritike ndaj pronarit të Cityt Mansour për takimin e fundit me Asadin, aleatin e Putinit.
“Është besimi i vendosur i Mbretërisë së Bashkuar se në mungesë të një ndryshimi në sjellje nga regjimi sirian, forcimi i lidhjeve minon perspektivën e një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Siri”, tha për “Athletic” Zyra e Jashtme, Commonwealth & Development (FCDO).
Në një kohë kur tensionet politike po sjellin pasoja në Premier League, City mund të ndjekë hapat e Chelseat.
Qeveria kohët e fundit ngriu asetet e pronarit të Bluve, Roman Abramovich dhe ka penguar shitjen e klubit dhe çdo transferim, shkruan MARCA
/h.ll/abcnews.al