Pas kalimit të tij nga Manchester City drejt Southampton për 12 milionë paund verën e shkuar, talenti 19-vjeçar i mesfushës, Romeo Lavia ka dhuruar performanca të jashtëzakonshme, duke e vënë belgun në “radarët” e shumë ekipeve të mëdha.
Sipas mediave angleze, për të siguruar shërbimet e talentit të mesfushës në “garë” ka hyrë dhe Manchester City, me “qytetarët” të cilët duket se janë “penduar” nga shitja e 19-vjeçarit verën e shkuar.
Mirëpo, më herët në media është raportuar dhe për një interesim të “bluve” të Chelsea për Lavian, duke e kthyer kështu në një “garë” mes ekipeve të Premier League, afrimin e belgut. /i.m /abcnews.al