Manchester City pa sulmues, Guardiola zbulon se sa kohë do të mungojë Aguero

schedule11:54 - 27 Tetor, 2020

schedule 11:54 - 27 Tetor, 2020

Manchester City pritet të zhvillojë mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Champions League, ku të besuarit e Pep Guardiolës do të udhëtojnë drejt Marsejës. Ka qenë vetë tekniku spanjoll që ka konfirmuar mungesat e sigurta në sulm në konferencën e zakonshme përpara sfidës.

“Aguero do të mungojë nga 10 deri në 15 ditë. Ai është dëmtuar në pulpë gjatë ndeshjes me West Ham, por koha e rikuperimit të tij mund të shkojë dhe tre javë apo një muaj të plotë. Ajo që i ndodhi Sergios ishte një problem muskular.

Është diçka normale, pasi ai kishte qëndruar jashtë fushave për afro katër muaj nga operacioni në gju”, deklaron Guardiola, i cili i trembet një mungesë të argjentinasit dhe në duelin kundër Liverpool në datën 8 nëntor.

Ndërkohë trajneri i City konfirmoi dhe mungesën e Gabriel Jesus për sfidën e sotme, çka do të thotë se “Qytetarët” nuk kanë asnjë sulmues të mirëfilltë për duelin kundër francezve. Braziliani ka një shqetësim në ije dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 10 ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!