Me transferimin e mundshëm të Kyle Ëalker te Bayern Munich dhe Joao Cancelo i cili nuk është më pjesë e planeve të Guardiolës, Manchester city është në kërkim të një mbrojtësi krahu të djathtë, i cili mund të jetë i mirë edhe në fazën ofensive.
Sipas “MARCA”, kampionët e Europës janë gati të tentojnë transferimin e Archraf Hakimi. Edhe pse marokeni ka një kontratë deri në vitin 2026 me klubin francez, lojtari nuk do të ishte kundër një transferimi dhe një sfide të re.
Këtë gjë e pohoi edhe agjenti i lojtarit kur tha se janë të gatshëm të dëgjojnë oferta, sidomos nga Real Madrid./h.ll/abcnews.al