Manchester City me 5 yje ndaj Wolves, De Bruyne fenomenal me 4 gola

schedule23:08 - 11 Maj, 2022

schedule 23:08 - 11 Maj, 2022

Manchester City shpërthen kundër Wolves! “Qytetarët” kanë triumfuar me rezultatin 5-1, në një ndeshje që ishte e gjitha për Kevin de Bruyne, autor i katër golave.

Mesfushori belg shënoi për 25 minuta tre herë në portën e Wolves, që ishte përgjigjur pas golit të parë me Dendoncker në minutën e 11-të.

Dominim total i Manchester City, që nuk e ndali vrullin as në pjesën e dytë. Sërish De Bruyne, ai i cili shënoi një tjetër gol në minutën e 60-të.

Shfaqja nuk kishte mbaruar dhe pjesë e saj u bë edhe Raheem Sterling në minutën e 84-t, pasi sulmuesi anglez plotësoi “manitën| kundër Wolves, që në pesë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë.

Me këtë fitore Manchester City mban vendin e parë me tre pikë më shumë se Liverpool dhe tashmë i duhen edhe tre pikë për të ngritur titullin kampion, pasi diferenca e golaverazhit të skuadrës së Guardiolës dhe asaj të Klopp është “+7”.