Manchester City “kokë e këmbë” për Haaland

schedule10:04 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 10:04 - 13 Dhjetor, 2021

Manchester City është i vendosur të nënshkruajë me Erling Haaland këtë verë, pavarësisht se Mino Raiola kërkon një komision prej 47 milionë funtesh si pjesë e marrëveshjes.

Sulmuesi i Borussia Dortmund është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë dhe ka thënë se do të ishte i hapur të largohej nga skuadra e tij aktuale në fund të sezonit.

Agjenti i tij Raiola po kërkon një pagesë të madhe për të ndërmjetësuar marrëveshjen që do ta largojë norvegjezin nga Signal Iduna Park.

Kjo do të ishte e ngjashme me shumën që ai pretendoi kur Paul Pogba shkoi nga Juventus në Manchester United.

Pavarësisht se është i vetëdijshëm për kostot e përfshira, The Sun raporton se Man City nuk është shtyrë në ndjekjen e Haaland./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!