Manchester City i vendos çmimin Sterling, buxheti i Barcelonës nuk premton

schedule15:06 - 12 Nëntor, 2021

schedule 15:06 - 12 Nëntor, 2021

Sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling është dëshira e madhe e Barcelonës, për sulmin e blaugranave të cilët këtë sezon p[o vuajnë shumë dëmtimet e lojtarëve kryesorë.

Sterling nuk është një lojtar i preferuar për trajnerin Pep Guardiola, i cili i ka dhënë sulmuesit dritën jeshile për t’u larguar nga citizenët.

Manchester City nuk ka vonuar dhe i ka vendosur çmim sulmuesit, që të gjitha skuadrat që duan shërbimet e tij duhet të hedhin në arkat e klubit shumën prej 45 milion paund.

Një nga klubet që ka shfaqur interesim për Sterling është Barcelona, por me vlerën e kartonit që City i ka vendosur sulmuesit mund të jetë një “ndarje” mes Barcelonës dhe Sterling, sepse blaugranat po përjetojnë një moment krize ekonomike. Katalanasit kan ëvendosur në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez një buxhet pre 10 milion euro për të bërë transferime lojtarësh në merkaton e dimrit. /f.a/abcnews.al