Manchester City i shpall “luftë” Realit, duel kokë më kokë për Bellingham

schedule10:33 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 10:33 - 24 Dhjetor, 2022

Pep Guardiola dhe drejtuesit e lartë të Manchester City janë të vendosur për të hyrë në luftë për Jude Bellingham.

Real Madrid beson se ata po udhëheqin garën për mesfushorin e Anglisë me vlerë 100 milionë paund, por burimet e Etihad mendojnë se perspektiva për të punuar me Guardiolën do të ndryshojë vendimin e yllit të Dortmund në favor të tyre. 19-vjeçari Bellingham kërkohet në fakt nga klubet më të mëdha në planet, si Liverpool, United, Chelsea dhe PSG.

Manchester City duket se është i gatshëm të thyejë rekordin e blerjes më të shtrejntë, ku morën Grealish nga Aston Villa për 100 milionë paund. Bellingham vlerësohet 130 milionë paund nga Dortumund, por mund të largohet edhe për 83 milionë paund nëse arrijnë ta bindin që tani dhe të bëjnë pagesën menjëherë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!