Manchester City gabon në ndeshjen e tretë të Premier League-s

schedule19:45 - 25 Gusht, 2018

schedule 19:45 - 25 Gusht, 2018

Manchester City gaboi në Premier League-n angleze, duke mos arritur fitoren e tretë radhazi, veçse u ndëshkua nga një gabim i arbitrit. Për fat të keq, në Angli nuk përdoret teknologjia VAR.

Të paktën mund të thonë se nuk mund ta shmangnin.

Premier League angleze ende nuk e ka në përdorim teknologjinë VAR, diçka që mund ta kishte shmangur atë që ndodhi në ndeshjen e Manchester City-t. Kampionët barazuan 1-1, por u goditën nga një gabim i arbitrit, pasi goli i avantazhit i Uolvesit u shënua me dorë.

Kjo u kuptua vetëm nga pamjet e përsëritura, ndaj nuk mund të akuzohet gjyqtari, që Uilli Boli e dërgoi topin në rrjetë në mënyrë të parregullt, në minutën e 57-të. Ishin vetë klubet e Premier League që refuzuan përdorimin e teknologjisë edhe për këtë sezon, duke zgjatur me 1 vit periudhën e provës.

Tashmë, gjithkush mund ta ketë të qartë se VAR-i duhej edhe pse jo gjithnjë është përdorur drejt, siç e kanë treguar liga që tashmë e kanë. Kampionëve në fuqi të Anglisë nuk iu deshën më shumë se 10 minuta për të barazuar rezultatin, veçse seria e fitoreve u ndërpre.

Ndeshja ishte e fortë, siç janë thuajse të gjitha në Premier, dhe të dyja skuadrat patën raste për suksesin.

Pep Guardiola ndoshta nuk është shqetësuar shumë, pasi një barazim jashtë fushe është normal në Angli, veçse ekipi i tij duhet të gabojë sa më pak, pasi konkurrenca këtë vit pritet shumë e fortë, sidomos nga Liverpool-i e Chelsea./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!