Manchester City u dënua nga UEFA me dy vite pezullim nga kompeticionet europiane, Champions League dhe Europa League. Ky vendim, u apelua nga Manchester City në fund të muajit maj dhe kur kanë kaluar disa ditë nga ky apelim, ka të reja nga CAS.
LEXO EDHE: Përjashtimi me dy vite nga Championsi, Manchester City shpreson ende
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka marrë në konsideratë apelimin e Manchester Cityt dhe një vendim përfundimtar për këtë dënim, do të jepet në gjysmën e parë të muajit korrik.
LEXO EDHE: Rreziku i shtyrjes së Euro 2020 dhe Manchester City, flet kreu i UEFA-s
Siç raporton SkySport, vendimi i CAS për dënimin e Cityt do të jepet para datës 15 të muajit të ardhshëm dhe “Qytetarët” e Pep Guardiolës do të mësojnë përfundimisht fatet e tyre./abcnews.al
The Court of Arbitration for Sport (CAS) will announce their decision on Manchester City’s appeal against their European ban in the first half of next month
— Sky Sports News (@SkySportsNews) June 10, 2020