Manastirliu: Zgjatet orari për shërbimin e mamografisë në spitale

schedule15:22 - 5 Tetor, 2019

schedule 15:22 - 5 Tetor, 2019

Kontrolli i kancerit të gjirit për gratë duhet të kthehet në një kontroll rutinë, vetëm kështu mund të fitohet beteja me këtë sëmundje”. Apelin e bëri nga  Lezha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarliu   e cila lajmëroi zgjatjen e orarit  për këtë shërbim deri në orën 18:00 në 12 spitalet në vend.

Nga Lezha, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lajmëroi zgjatje të orarit për ofrimin e shërbimit të mamografisë në spitale. Manastirliu tha se përveç 12 mamografive në spitale, shërbimi ofrohet falas përmes mamografive të lëvizshëm edhe në zonat e thella.

Nga Lezha, Manastirliu lajmëroi edhe zgjerimit të orarit për ofrimin e shërbimit të mamografisë në spitalet ku ofrohet ky shërbim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë sensibilizuese me aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të kryer kontrollin e gjirit, për të parandaluar në kohë sëmundjen.

Për periudhën Janar-Shtator 2019 janë 9,496 gra që kanë kryer falas afër vendbanimit mamografinë, nga të cilat 2500 gra e kanë kryer ekzaminimin e gjirit në mamografët e lëvizshëm./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!