Manastirliu: Urgjencat kirurgjikale tek Spitali i Traumës, po bëhemi gati për spitalin e dytë Covid

schedule12:01 - 20 Mars, 2020

schedule 12:01 - 20 Mars, 2020

Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu këtë të premte ka bërë me dije se nga sot të gjithë ndërhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato te patologjive malinje do te kryhen në Spitalin e Traumës dhe aty do të sherbejnë edhe mjekë e anestezistë të Spitalit Universitar Nënë Tereza.

Manastirliu ndër te tjara ka deklaruar se Spitali i Traumes është mobilizuar i gjithi në funksion të pritjes së kirurgjive të urgjencës dhe është përforcuar me mjekë e infermirë, me nje liste qe do shtohet dita dites sipas nevojes.

Gjithahstu ajo është shprehur se tashmë janë marrë të gjithë masat e nevojshme dhe po bëhet gati për tu hapur spitali i dytë Covid, “Shefqet Ndroqi” ku dhe aty po bëhet organizim i mirëfilltë për burimet njerezore për të pasur nën kontroll situatën nga rastet e infektuara me COVID 19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!