Urgjenca Kombëtare gjatë pandemisë ka realizuar 6, 245 misione në banesë, në harkun kohor, mars-nëntor 2020.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” shprehet stafi i Urgjencës të cilët ndodhën në vijën e parë të betejës me koronavirus, i kanë shërbyer qytetarëve të prekur nga virusi.
Gjithashtu Manastirliu i bën apel qytetarëve që të respektojnë masat e COVID-19, si edhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
/abcnews.al/