Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se dozat AstraZeneca të mbërritura sot në vendin tonë do të përdoren për fashën +60 vjeç dhe grupet e tjera të rrezikuara. Manastirliu deklaroi se në ditët e ardhshme pritet të vijnë edhe 258 120 doza vaksine në total.
Deri në fund të Prillit, theksoi ajo, në vend do të vijnë 700 mijë vaksina në total duke u zotuar edhe njëherë se do të arrihet objektivi për gjysmë million shqiptarë të vaksinuar në total.
“Sapo kanë mbërritur nëpërmjet COVAX 40 800 doza vaksina të AstraZenecas. Qeveria shqiptare ka parapaguar 1 mln e 140 mijë doza vaksine. Kanë mbërritur 38 400 që i janë administruar arsimtarëve. Dozat që vijnë sot do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës +60-vjeç.
Ne kemi siguruar deri tani mbi 400 mijë doza vaksine. Kemi vaksinuar mbi 300 mijë qytetarëve dhe do vijojmë derisa të vaksinohet edhe qytetari i fundit. Në javën e ardhshme, duke filluar nga nesër edhe 50 mijë vaksina të AstraZeneca-s.
Nga e hëna presim mbi 200 mijë vaksina dhe 8120 vaksina të Pfizerit. Vaksinimi nuk do të ndalet dhe deri në fund të prillit do kemi kaluar 700 mijë vaksina të mbërritura dhe do kemi 500 mijë vaksinime deri në fund të majit”, deklaroi ministrja./mv.abcnews.al