Mbërrijnë në Rinas 40 800 doza AstraZeneca, Rama: Nuk do ndalemi

schedule19:39 - 17 Prill, 2021

schedule 19:39 - 17 Prill, 2021

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 40 800 doza vaksinash AstraZenca përmes mekanizmit COVAX.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi Rama shkruan se në ditët në vijim pritet të vijnë edhe 250 mijë vaksina të tjera.

 

Ai shton se nuk do të ndalet ritmi i lartë i vaksinimit derisa çdo qytetar shqiptar të jetë i mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.

“Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos e ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar shqiptar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm”, shkruan Rama./mv.abcnews.al