Manastirliu: Reforma e shërbimit farmaceutik s’ka përfunduar, sfidë mbetet kontrolli medikamenteve

schedule13:14 - 9 Shtator, 2020

schedule 13:14 - 9 Shtator, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në qendrën e re të kontrollit të barnave, në fjalën e saj u shpreh se investimet do të sjellin ndryshime në cilësinë e barnave në vend.

“Ky investim vendos një tjetër standard të munguar. Reforma rrënjësore e shërbimit farmaceutik nuk ka përfunduar. Duke rritur buxhetin për shëndetësisë dhe duke ulur çmimet pa prekur cilësinë në rritëm me 30 milion dollarë financimin për rimbursimin e barnave për të sëmurët kronik.

Më kujtohet makthi që përjetonte çdo grua e sëmurë me tumor gjiri. Por sot kemi hequr një barrë jo vetëm financiare. Sot është e disponueshme falas për çdo person i prekur nga sëmundjet e gjakut”, tha Manastirliu.

Pjesë nga fjala e Manastirliut:

“Investimet ne infrastrukturën moderne, nuk janë veç njeri komponent i programit tonë, që objektiv ka një dhe vetëm një mbulim shëndetësor universal duke garantuar kujdes shëndetësor cilësor.

Reforma rrënjësore e shërbimit farmaceutik, nuk ka përfunduar ajo është duke u konsoliduar.

Legjislacioni i ri për barnat dhe shërbimin farmaceutik bëri të mundur mbajtjen e premtimit për barnat, që falë këtij angazhimi sot kushtojnë aq sa në vendin e origjinës.

Duke rritur buxhetin për shëndetësinë dhe duke ulur çmimet e barnave, siguruam mbulim me barnat esenciale për të gjithë shërbimin spitalor dhe rritem me 30 milion dollarë financimin për rimbursimin e barnave për të sëmurët kronike.

Sot, mbi 450 mije qytetare, përfitojnë falas barnat sipas terapive të mjekimit në listën e rimbursimit.

Më kujtohet jo shumë vite më parë, makthi që përjetonte çdo grua e sëmurë me tumorin e gjirit, nga pasiguria e sigurimit të “Herceptinës”, terapisë që trajton këtë sëmundje.

Sot, jam krenare që bëmë realitet mbulimin me 100 përqind të kësaj terapie, e cila i ofrohet falas çdo gruaje qe lufton me këtë sëmundje. I kemi hequr kështu një barrë të madhe financiare dhe mbi të gjitha psikologjike, këtyre grave dhe familjeve të tyre. Nuk është pak”,tha ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!