Manastirliu publikon shifrat: Sa vaksinime kundër COVID u kryen sot në Shqipëri

schedule21:15 - 18 Maj, 2021

schedule 21:15 - 18 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 8 864 vaksinime kundër COVID. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Bashkë me to shkon në 688 947 numri i vaksinimeve në Shqipëri.

“8864 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës Shqipëria buzëqesh janë kryer 688 947 vaksinime” shkruan ministrja./mv.abcnews.al