Manastirliu publikon foton e kryeinfermieres në QSUT: Shembull i sakrificës dhe përkushtimit

schedule19:07 - 26 Janar, 2021

schedule 19:07 - 26 Janar, 2021

Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e Kristina Markut, kryeinfermiere e shërbimit të reanimacionit pediatrik në QSUT. Manastirliu thotë se prej 27 vitesh Marku është në shërbim të pacientëve të vegjël duke u bërë shembull për sakrificën dhe përkushtimin.

“Kristina Marku është e ekipit të infermiereve të shërbimit të reanimacionit pediatrik në QSUT.

Prej 27 vitesh në shërbim të pacientëve të vegjël, kryeinfermierja e shërbimit të reanimacionit është shembull për profesionalizmin, sakrificën, përkushtimin e dashurinë që jep në këtë shërbim delikat, ku çdo ditë luftohet për jetën”, shkruan Manastirliu./mv.abcnews.al