Manastirliu: Presim që vaksina anti-covid të vijë shpejt

schedule12:55 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 12:55 - 12 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh sot se pret që vaksina anti-covid të vijë sa më shpejt në Shqipëri.

“Presim që vaksina anti-covid të vijë në një kohë të shpejtë, personeli shëndetësor do të jetë i pari që do të vaksinohet më pas grupet e veçanta dhe më pas të shtrihet në të gjithë popullatën” tha ministrja.

Ministrja ishte në qendrën shëndetësore Porto Romano në periferi të Durrësit, ku u shpreh se është rehabilituar sipas standardeve, pjesë e programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!