Manastirliu nxjerr shifrën: Sa vaksinime u kryen sot në vendin tonë

schedule20:01 - 6 Prill, 2021

schedule 20:01 - 6 Prill, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 14 880 vaksinime kundër COVID. Shifra është bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“14 880 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 221 588 vaksinime”, shkruan ministrja.

Aktualisht në vend po vijon vaksinimi masiv i të moshuarve, gazetarëve dhe efektivëve të policisë, ndërkohë që nga nesër do të nisin të vaksinohen edhe farmacistët. Së afërmi kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar se do të vijojë procesi i vaksinimit për punonjësit e hoteleve dhe fasonerive./mv.abcnews.al