Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar ditën e sotme Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë.
Manastirliu bën me dije se vaksinimi kundër gripit është një mbrojtje më shumë dhe në vëmendje do të jetë grupet më të rriskuara të popullatës.
“Vaksinimi ka filluar dje me personelin shëndetësor, sot me të moshuarit , stafet e kujdestarëve në të gjithë qendrat e përkujdesit social”, u shpreh Manastirliu.
/abcnews.al/