Manastirliu në mes pandemisë së koronavirusit: Në spitalet publike është rritur numri i lindjeve

schedule10:46 - 19 Korrik, 2020

schedule 10:46 - 19 Korrik, 2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu këtë të dielë ka theksuar se numri i lindjeve gjatë muajve të fundit është rritur.

Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në këtë situatë të vështirë epidemie lajmi i mirë është se në 6 mujorin e parë të 2020 kemi një rritje të lindjeve në spitale publike dhe spitale private në vend krahasuar me 6 mujorin e parë të 2019.

Postimi i plotë:

Fëmijët Të Parët

15,713 të porsalindur kanë gëzuar familjet e tyre në 6 muajt e parë të vitit 2020 dhe kanë përfituar bobusin e bebes, nga programi i qeverisë që mbështet çdo familje, pa dallim.

Mes tyre janë edhe 2,541 që kanë ardhur në jetë jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri.

Pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, ka rritje të lindjeve në spitalet publike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Mirënjohje epikeve mjekësore që kujdesen çdo ditë për shëndetin dhe sigurinë e nënave dhe të porsalindurve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!