Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu garnatoi se Shqipëria do të ketë një standart europian për cilësinë e barnave. Në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ministrja kujtoi se aderimi me të drejta të plota në Konventën për përpunimin e farmakopesë europiane do të rrisë kontrollin dhe do të garantojë cilësinë e barnave.
Shqipëria do të vendosë një standard europian për cilësinë e barbanave që do të jenë ne tregun farmaceutik. Në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu garantoi se aderimi i Shqipërisë me të drejta të plota në Konventën për përpunimin e farmakopesë europiane do të gatantojë standardin europian për barnat që prodhohen dhe qarkullojnë në Shqipëri.
Ministrja deklaroi se investimi që po kryhet në laboratorët e kontrollit të barnave në vend, i shërben garantimit të këtij standardi.
Aktualisht janë 38 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që aplikojnë standardet e Farmakopesë Evropiane dhe 100 shtete të tjera që i përdorin./ABC News Albania 24/7