Manastirliu: Në 10-ditëshin e parë të marsit vjen dërgesa e vaksinave nëpërmjet kontratës me COVAX

schedule15:05 - 26 Shkurt, 2021

schedule 15:05 - 26 Shkurt, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania” ku edhe po vijon vaksinimi i personelit shëndetësor tha se deri më tani janë realizuar mbi 11 mijë në të gjithë vendit.

Gjithashtu ajo theksoi se në dhjetëditëshin e parë të marsit pritet një ngarkesë dozash nga kontrata me Covax, ndërsa theksoi se prioritetet do të jenë grupet më të rriskuara.

“Vijon vaksinimi i personelit mjekësor të spitaleve universitare dhe mjekë e infermierë të kujdesit parësor, ndërsa janë mbi 11 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin. Shumë shpejt do të mbërrijë sasia tjetër e vaksinave të Pfizer dhe dërgesa e parë nëpërmjet kontratës me COVAX”, shprehet Manastirliu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!