Manastirliu: Kontrollin mjekësor bazë e kryen 101% e shqiptarëve të targetuar

schedule16:07 - 7 Prill, 2019

schedule 16:07 - 7 Prill, 2019

Në 3 muajt e parë të këtij viti, rreth 101% e shqiptarëve nga 35 deri në 70 vjeç iu nënshtruan kontrollit mjekësor baze, pa pagesë. Në ditën botërore të shëndetit, ministrja Ogerta Manastirliu theksoi se investimet për parandalimin e sëmundshmërisë, janë objektiv i qeverisë.

Chek up dhe mamografi. Të gjithë ata që kishin zgjedhur të kalonin paraditen në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë kishin mundësinë t’i kryenin falas. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë zhvilluan një panair shërbimesh shëndetësore me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit. Moto e këtij viti është “Shëndet për të gjithë, gjithkush, kudo”

“Prioritet i qeverisë kanë qenë pikërisht masat që kemi ndërmarrë jo vetëm për transformimin e kujdesit parësor. Tashmë me një strategji që së shpejti do ta prezantojmë duke përfshirë dhe elemente socio-shëndetësore brenda qendrave shëndetësore, kujdesi parësor është gjithçka për sa i përket parandalimit”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Rreth 122 mijë qytetarë të grupmoshës 35 deri në 70 vjeç, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryen kontrollin bazë mjekësor tre muajt e parë të vitit.

“Ose 101.3 për qind e atyre qytetarëve që ishin planifikuar për t’u kryer. Pra kanë aksesuar më shumë kujdesin shëndetësor. Kanë vajtur më shumë në qendrat shëndetësore dhe kanë kryer kontroll flas. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që ne mund të parandalojmë më shpejt sëmundjet kronike”, tha ajo.

Me qëllim ofrimin e kontrollit mjekësor bazë, në diten botërore të shëndetit qendrat shëndetësore në të gjithë vendin ishin të hapura nga mëngjesi deri në mesditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!