Manastirliu: Kemi parapaguar 1.6 mln doza vaksinash

schedule12:24 - 1 Mars, 2021

schedule 12:24 - 1 Mars, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi nga foltorja e Kuvendit se deri më tani qeveria shqiptare ka parapaguar rreth 1.6 mln doza vaksine. Ajo tha se deri më sot janë kryer rreth 13 mijë vaksina ndërsa theksoi që brenda dy javëve të para të marsit synohet përfundimi i këtij procesi për stafet mjekësore. Ajo siguroi se vaksinat e ardhura në Shqipëri janë të autorizuara nga mekanimzat ndërkombëtarë.

“Në orët e ethshme të finalizimit të kontratës me Pfizer ishte thelbësore të veprohej shpejt. Një pandemi si kjo nxori në pah nevojën e përshtatjes së legjislacionit për të ruajtur cilësinë e produkteve që vijnë në vend. Nuk po ndalemi për asnjë moment për të garantuar rritjen e sasive të vaksinave

Jo vetëm që kemi garantuar 800 mijë vaksinime duke parapaguar, më shumë 1.6 mln doza vaksine. Jemi duke  punuar për kontrata të tjera. Me rritjen e dozave kemi mbi 13 mijë vaksina të kryera deri dje. Sot vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve. Kemi vaksinuar më shumë se 1000  të moshuar dhe kujdestarët e tyre. Më shumë se 11 mijë stafe mjekësore dhe po punojnë për ta mbyllur me stafet mjekësoret dy javët e para të marsit.

Ndryshimet që sot sjellim për miratim në ligjin e barnave përfshin aspektet kryesore për tregtimin e barnave. Bëhet fjala për barnat që trajtojnë sëmundje të rrezikshme për jetën. Kemi qenë të kujdesshëm për të miratuar dhe për të dhënë autorizime të menjëhershme tregtimi për vaksina që janë të autorizuara. Do vijojmë të sigurojmë sasi vaksinash. Sasia që vjen sot është e autorizuar. Qeveria shqiptare ka vullnetin të sigurojë në një kohë të shpejtë vaksinimin masiv në muajt që kemi para”, tha Manastirliu./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!