Shqipëria ka bërë porositë e para në lidhje me pilulën ‘Mulnopiravir’, e prodhuar nga kompania amerikane “Merck”, e miratuar sot nga Britania e Madhe. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në ‘News24’.
Manastirliu tha se përmes lidhjeve dhe instrumenteve të përbashkët të krijuar dhe nga BE, qeveria shqiptare është në listën e vendeve në pritje.
Lexo edhe: Përgjysmon rrezikun e vdekjes, sa kushton pilula kundër Covid-19
“Ne kemi marrë kontakte me “Merck”. Po ashtu kemi marrë kontakte me Pfizer, pasi dhe ai është duke prodhuar një bar që quhet proteaz. Janë duke eksploruar këto barna, që do të ndryshojnë kohën, do jenë mbështetjet për vaksinat. Do të reduktojë 50% të fazave të rënda dhe hospitalizimeve.
Kemi krijuar lidhjet tona përmes instrumentit të përbashkët që ka vendosur BE, të jemi dhe ne në këtë listë. Kemi përcaktuar ato detaje të sasive dhe procedurave që do të ndjekim. I kemi marrë masa, që edhe për terapitë inovatore, që shpresojmë që të kenë efikasitetin e duhur”, tha ajo.