Manastirliu jep lajmin e mirë për baret dhe restorantet: Si do të veprohet me hapjen e tyre

schedule18:45 - 30 Prill, 2020

schedule 18:45 - 30 Prill, 2020

Ministrja e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi ditën e sotme disa faza të lehtësimit që do të vijojnë hap pas hapi nga fillimi i javës tjetër deri në datën 18 maj.

Manastirliu tha se do të vlerësohet, në varësi të impaktit dhe efektet e lirimit të masave, hapja e bareve dhe restoranteve.

Lexo edhe: Manastirliu njofton lehtësim të masave: Bashkitë që do të përfshihen si zona të gjelbërta

Sipas Manastirliut pas datës 18 maj do të vlerësohet hapja e bareve dhe restoranteve fillimisht vetëm ato që shërbejnë në ambiente të hapura.

Po ashtu Manastirliu njoftoi se edhe shërbimi taksi nga data 4 maj do të lejohet në të gjithë territorin por me kushtin që qarkullimi do të lejohet me vetëm dy persona në automjet të cilët duhet të jenë të së njëjtës familje.

“Në vijim të draft-planit, dhe e përsëris draft-plan pasi do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë dhe hapjen e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare”, tha Manastirliu.

Manastirliu përsëriti se ky plan tentativë do t’i shërbejë njësive të shërbimit, bare dhe restorante për t’u përgatitur për organizime në kushte të reja të sjelljes dhe shërbimit.

Gjatë prezanimi të planit të ri-hapjes Manastirliu konfirmoi se kufizimet në këtë plan do të vijojnë për aktivitetet sportive, kulturore e sociale, grumbullimet me më shumë se 5 persona dhe që konsiderohen me risk të lartë./abcnews.al