Manastirliu jep lajmin: 700 mijë qytetarë të vaksinuar me të dyja dozat kundër COVID

schedule12:03 - 12 Shtator, 2021

schedule 12:03 - 12 Shtator, 2021

Deri më tani në vendin tonë janë 700 mijë qytetarë që janë vaksinuar kundër COVID, plotësisht me të dyja dozat.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ministrja u bën apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja. m.v/abcnews.al