Manastirliu: Janë siguruar 100 mijë teste të shpejta, fillimisht do të nisë në Tiranë

schedule12:30 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 12:30 - 4 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për mediat për situatën e pandemisë ne vend, u shpreh se prej 10 muajsh personeli mjekësor po përballet me situatën e pazakontë.

Manastirliu theksoi se stafet mjekësore janë mbështetur me bonus dhe se terapitë janë realizuar sipas protokolleve.

Lexo edhe: Masat antiCovid, Manastirliu: Kemi hartuar protokollet përkatëse, të hënën nis testimi i shpejtë

Gjatë fjalës së saj Manastirliu u shpreh se prej datës 20 dhjetor do të shtrihet edhe testimi i shpejtë edhe në spitalet rajonale, ndërsa shtoi se janë siguruar 100 mijë teste dhe se testimi do të nisë nga e hëna fillimisht në Tiranë.

Prej datës 20 dhjetor testimi i shpejtë do te shtrihet në politeknika, në spitalet rajonale. Pikat e testimit do të zbehen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar të banorëve sipas një ndarje që është bërë sipas nevojave.

Testet e shpejta të antigeti do të vihen në dispozicion dhe të spitaleve rajonale prej datës 20 dhjetor. Nga dita e hënë deri në 20 dhjetor është përcaktuar që të trajnohen të gjitha stafet tona.

Pra testi i shpejtë i antigenit është vendosur të përfshihet në funksion të qëllimit për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit duke garantuar edhe siguri në sensibilitetin e këtij testimi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!