Manastirliu i përgjigjet Bashës: Kjo që po bën përditë është skandaloze, e turpshme, kriminale!

schedule18:21 - 11 Mars, 2020

schedule 18:21 - 11 Mars, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Bashës.

Kryedemokrati në një bashkëbisedim me gazetarët publikoi videon e një mjeku, i cili deklaronte se do të vetëkarantinohej pasi kishte vizituar pacientë të dyshuar me koronavirus pa veshjen mbrojtëse. Sipas Manastirliut, kjo që po bën Basha është skandaloze.

“Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun, duke nxjerrë videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me “pajisjen mbrojtëse”, siç e quajti! Nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun në fjalë të thotë që s’ishte i pajisur me veshjen speciale. Nuk e di në cilën gjuhë të botës mund t’i thuhet Lulzim Bashës, që kjo që po bën përditë është skandaloze, e turpshme, kriminale! Por di që kjo foto është postuar nga vetë mjeku që u prezantua sot nga Lulzim Basha, njësoj si “1.2 milion maskat helmuese” që dje!

#Turp dje #Turp sot’, shkruan ministrja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!