Manastirliu flet për mundësinë e aplikimit të “Green Pass” për t’u futur në bare

schedule11:15 - 4 Nëntor, 2021

schedule 11:15 - 4 Nëntor, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu diskutoi sot nga foltorja e Kuvendit për mundësinë e vendosjes “Green Pass” (certifikatë vaksinimi) për të hyrë në lokale dhe vende të tjera ku merret shërbim për qytetarët.

Manastirliu solli si shembull BE-në, që shumë vende anëtarë, kanë aplikuar “Green Pass” prej kohësh dhe po funksionon. Ndërkohë Manastirliu ka shtruar si pyetje për diskutim nëse edhe Shqipëria duhet të vendos një sistem të tillë.

‘Duhet të kuptojmë edhe situatën që është në Europë, e kanë ato ‘green pass! E kanë! A duhet të vëmë ‘green pass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit’- tha ministrja e Shëndetësisë.

Në lokale ka një grumbullim të madh qytetarësh dhe shpesh herë nuk ruhet distanca duke u bërë kështu vatër infektimesh.

“Green Pass” do të shërbejë si një pasaportë që do të dëshmojë që personi që e posedon është i vaksinuar, i mbrojtur nga covid, negativ nga covid-19.

Certifikata e propozuar është falas dhe përbëhet nga një kod QR që duhet të mbahet në smartphone ose të printohet në letër, me tre alternativa për të provuar se mund të udhëtoni apo merrni shërbime: duke i nënshtruar vaksinimit, duke qenë testuar negativ për një tampon ose duke qenë kuruar nga Covid- 19 dhe kanë zhvilluar antitrupa. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!