Manastirliu bën thirrje për masat ndaj Covid-19: Vendoseni maskën kudo! Rriskoheni 60% më pak

schedule09:47 - 11 Tetor, 2020

schedule 09:47 - 11 Tetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën thirrje për respektim të masave për frenimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministrja kujton vendimin e qeverisë të njoftuar ditën e djeshme se nga dita e enjte maskat do të jenë me detyrim kudo, edhe në ambiente të hapura. (Lexo këtu si do ndëshkohen shkelësit) Ajo thotë se nuk duhet harruar distanca dhe kujdesi për higjienën pasi me zbatimin e këtyre rregullave ulet me 60% mundësia për t’u prekur nga Covid-19.

“Masat anti Covid. Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin. Vendose maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me 60% sëmundshmëria nga koronavirusi i rrezikshëm. Bashkë ia dalim”, shkruan ministrja./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!