Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një komunikim për mediat bëri edhe njëherë me diej masat e marra për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Manastirliu tha se kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve, po ashtu reduktimin e personelit në call center. Ministrja tha se do të gjobiten me 5 mijë euro personat që thyejnë urdhrin e karantinës, dhe me 20 milion lekë të vjera pronarët që do të hapin lokalet.
Ndërkaq, ministrja theksoi se komunikimin me mediat në vijim do e bëjë virtualisht, për të shmangur grumbullimin e gazetarëve dhe operatorëve.
“Mbylljen deri në një njoftim të dytë të gjitha bareve, restoranteve në Tiranë dhe Durrës fillimisht. Caktimin e një gjobe në masë 5 mijë euro për të gjithë ata që nuk zbatojnë urdhin për vetëkarantinim.
Caktimin e një gjobe në masën 20 milion lekë të vjetra për të gjitha baret dhe restorantet që nuk e respektojnë vendimin për tu mbyllur. Vendosjen e disatncës së siguris ëmes punonjësve në biznese.
Reduktimin në maksimun të personelit të call center dhe garantimin e distancave për punonjësve. Kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve.
Për hir të mbrojtjes së shendetit të të gjithëve ne, kam vendosur që unë vetë komunikimt e përdisthme të jenë në formë virtuale, asgjë nuk do të ndryshojë ne do marrim të gjitha pyetjet dhe do përgjigjemi duke e konsideruar të arsyeshme në kushtet ku ne ndodhemi”, u shpreh ministrja. /abcnews.al