Manastirliu: Armiku është virusi! Koha që ne politikanët të heshtin dhe të flasin ekspertët

schedule21:29 - 29 Tetor, 2020

schedule 21:29 - 29 Tetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliuka dhënë një mesazh, ndërsa çdo ditë raportohen shifra rekord me të infektuar.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja shprehet se nuk është kohë për të qenë të përçarë.

Duke iu drejtuar edhe opozitës, Manastirliu thekson se po harxhojmë shumë energji duke kërkuar lart e poshtë armiq imagjinarë, ndërkohë që armiku i vërtetë sot nuk janë njerëzit.

“Kjo është një kohë kur ne politikanët duhet të heshtim dhe ekspertët duhet të flasin”, shkruan ministrja mes të tjerash.

Njoftimi i plotë:

Kjo nuk është kohë për të qenë të përçarë.

Po harxhojmë shumë energji duke kërkuar lart e poshtë armiq imagjinarë, ndërkohë që armiku i vërtetë sot nuk janë njerëzit.

Armiku është virusi!

Nëse sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve dhe të ekspertëve të shëndetit, i bëjmë një shërbim pandemisë duke rritur mosbesimin mes qytetarëve, dhe bashkë me të, edhe përhapjen e infeksionit.

Duke rendur në kërkim të fajtorëve pa faj dhe mbushur kokën e njerëzve me të pavërteta, i bëjmë një dëm shëndetit publik.

Kjo është një kohë kur ne politikanët duhet të heshtim dhe ekspertët duhet të flasin.

Unë dëgjoj vetëm këshillat e ekspertëve dhe profesionistëve dhe do t’ju lutesha të gjithëve, që të bëjnë të njëjtën gjë.

Sot është koha për solidaritet dhe bashkëpunim, sepse askush nuk është i tepërt në luftën kundër Covid-19.

Jam e sigurt që #bashkëiadalim!

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!