Manastirliu apel prindërve: Vendosja e maskës e rëndësishme, mësoni fëmijët të respektojnë rregullat

schedule12:20 - 15 Shtator, 2020

schedule 12:20 - 15 Shtator, 2020

Pas 6 muajsh ndërprerje për shkak të koronavirusit, një ditë më parë në vendin tonë ka nisur viti i ri shkollor 2020-2021.

Ky është një vit ndryshe nga vitet e mëparshme për shkak të pandemisë e cila ka përfshirë gjithë botën. Institucionet përkatëse herë pas here kanë bërë thirrje prindërve dhe autoriteteve në institucionet shkollore që të jenë të kujdesshëm ndaj respektimit të masave anti Covid.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të martë përmes një postimi në rrjetin soçial Facebook, bën thirrje prindërve që të ndërgjegjësojnë fëmijët që të mbajnë maskën dhe të kujdesen për respektimin e masave mbrojtëse ndaj Covid.

NëShkollë të sigurt ??

Të dashur prindër! Vendosja e maskës është shumë e rëndësishme për të kufizuar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID19!

Ti mësojmë fëmijët tanë të përshtaten me rregullat e reja:

Kujdesi për higjienën

 Ruajtja e distancës

Mos harroni maskën!

Për çdo shqetësim, koordinatori i shëndetit në çdo shkoll”, shkruan Manastirliu. e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!