Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përsëritur apelin për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit: Maskë, distancë dhe higjienë.
Ajo ka prezantuar edhe doktoreshë Rolandën, që i është bashkuar skuadrave të epidemiologëve të Tiranës që punojnë për të identifikuar, hetuar dhe gjurmuar çdo vatër për të këputur zinxhirin e infeksionit të COVID19.
“Me energjinë e dr. Rolandës dhe të gjithë ekipit të mjekëve të rinj, që i janë bashkuar skuadrave të epidemiologëve të Tiranës në vijën e parë të gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik, po vijon pa u ndalur puna për të identifikuar, hetuar dhe gjurmuar çdo vatër për të këputur zinxhirin e infeksionit të COVID19. Respekto rregullat: Maskë, distancë dhe higjienë”, shkruan Manastirliu./mv. abcnews.al